Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaroi se ish-kryeministri Sali Berisha nuk mori përgjegjësitë pas rënies së firmave piramidale dhe shtetit në 1997 duke i sjellë trazira vendit.
Në fjalën e tij gjatë emisionit “Open”, lideri i PD-së tha se Berisha se Partia Demokratike duhet të përballet me disa të vërteta të së kaluarës, si p.sh. dështimi i referendumit në 1994.
“Në momente të caktuara kur duhet të merrte përgjegjësi nuk i ka marrë, ose i ka marrë me vonesë duke sjellë kosto për vendin. PD ka nevojë të përballet me disa të vërteta, për referendumin e ’94”, u shpreh Basha në emisionin “Open”.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI