Përplasjet gjatë muajve të fundit brenda Partisë Demokratike, mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kryedemokratit Lulzim Basha, ka ndarë në dy kampe mbështetësit e tyre.
Të dy ata pretendojnë se kanë mbështetjen më të madhe brenda partisë dhe të qytetarëve. Por cili prej tyre ngjall më shumë interes për publiku?

Sali Berisha dhe Lulzim Basha mbrëmjen e sotme ndodhen të ftuar në emisionet televizive, respektivisht Opinion dhe Open të cilat ata i kanë shpërndarë transmetimin live në faqet e tyre të internetit.
Sipas shifrave të shikueshmërisë në rrjete sociale të paraqitur në ekranet e secilit, Lulzim Basha duket se ka më shumë audiencë se sa ish-kryeministri Sali Berisha.
Në një moment që është fiksuar, Lulzim Basha numëron mbi 12 mijë e 200 ndjekës ndërsa Sali Berisha numëron 6 mijë shikues.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI