Në fund të vitit 2020, numri i të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri shënoi 13.609 banorë, duke pësuar rritje me 0,8 %, krahasuar me 2019.
INSTAT bën të ditur se, numri i të huajve rezidentë në 2020 dominohet nga meshkujt me 64,0 % kundrejt femrave me 36,0 %.
Krahasuar me vitin 2019, numri i aplikimeve për leje qëndrimi në Shqipëri, në vitin 2020 ishte 7.661 aplikime, duke shënuar një rënie me 7,0 %.
Sipas INSTAT, të huajt rezidentë me origjinë nga Irani shënojnë 2.610 persona, nga Italia 2.067 dhe Turqia 1.597.
Të huajt me origjinë nga Evropa, në vitin 2020 rezultojnë 7.724 banorë dhe përbëjnë 56,8 % të të huajve gjithsej kundrejt 66,4 % që përbënin në 2019.
Arsyeja për punësim është arsyeja kryesore e lejeve të qëndrimit të të huajve në Shqipëri në 2020, me 47,5 %.
“Në vitin 2020 janë evidentuar 18.835 të huaj të parregullt në territorin e vendit ku pjesën më të madhe të tyre prej 55,9 % e zënë të huajt me origjinë nga Iraku dhe Siria”, bën të ditur INSTAT.///
ME SHUME LAJME
“The Telegraph”: Shqipëria mes 10 vendeve më mikpritëse për turistët
Mot i kthjellët, vranësira kalimtare në relievet malore
Rritja e çmimeve të karburanteve, Mitsotakis shpall paketën 300 milionë euro me masa lehtësuese