-Kryeministri Edi Rama do të prezantojë sot platformën për ‘Konsultimin e madh Kombëtar’, një platformë e prezantuar nga kreu i qeverisë para formimit të qeveris së re, e cila synon që për vendimmarrjet e rëndësishme do merret edhe mendimi i qytetarëve.
Rama tha dje se nëpërmjet kësaj platforme do të dëgjojmë më shumë njëri-tjetrin dhe se nuk ka më kohë për të humbur.
“Nesër vendosim në qeveri Konsultimin e madh Kombëtar me shqiptarët për vendime të rëndësishme të vitit që po vjen dhe le ta dëgjojmë sa më shumë njëri-tjetrin, jashtë llogoreve të ngushta partiake e llogjeve të mëdha provinciale! Ata s’kanë ç’humbin më ne s’kemi kohë për të humbur”, shkroi Rama dje në Twitter.
Njoftimin Rama e bëri pas mbledhjes së qeverisë, ku u bë një analizë e punës së bërë në 100 ditët e para të qeverisjes///.
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI