-Nga aksidenti i automjetit tip “Toyota” ne mbrëmjen e djeshme ne aksin rrugor Ksamil-Sarande ne afersi te Hidrovorit, jane plagosur 3 shtetas perfshire drejtuesin e automjetit.
Sipas Policise, më datë 23.12.2021, në aksin rrugor Sarandë-Ksamil, shtetasi M. P., duke drejtuar automjetin tip “Toyota”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga, duke përfunduar në kanal. Si pasojë, janë dëmtuar drejtuesi i mjetit shtetasi M.P.,dhe pasagjerët në mjet, shtetasit M. V., dhe K.P., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI