SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Sarandë-Harta e shumëdebatuar e Gjyqësorit nesër diskutohet në një forum edhe në qytetin bregdetar

Harta e shumëdebatuar e Gjyqësorit nesër diskutohet edhe në Sarande.

Burime nga Dhoma e Avokatise bene te ditur per SARANDANEWS.AL “Aktiviteti i se shtunes ne oren 11.00 ne sallen e mbledhjeve te Keshillit Bashkiak Sarande; organizohet  nga Dhoma e  Avokatise Sarande  dhe jane njoftuar per te marre  pjese Bashkite  Sarande, Delvine, Finiq, Konispol si dhe Keshillat Bashkiak perkates.

Te njejtat burime vujne ne dukje se tashme eshte  konfirmuar  pjesemarrja e  tyre ne aktivitetin e se shtunes ne Sarande. aktivitet.

Mesohet se ne kete aktivitete do te marrin pjese edhe eprfaqesues nga disa OSHC (Organizata te Shqerise civile ne Sarande) si shoqata  Jona, saranda 2015,  Qendra Agjencia AJMMI, etj..

Burime te SARANDANEWS.AL bene te ditur se tema, objekt diskutimi   në   këtë  forum ka të  bëjë  me projekt  propozimin e   hartës së   re gjyqësore, të  propozuar nga  Këshilli I Lartë  Gjyqësor, Ministria e Drejtësisë  dhe Prokuroria e Përgjithshme.

Sipas këtij  projektpropozimi, bëhet me dije se Gjykata e Rrethit  Gjyqësor Sarandë  është  propozuar të  shkrihet dhe veprimtaria e saj do të  zhvillohet pranë  Gjykatës së   Rrethit   Gjyqësor Gjirokastër.

Pra, përfundimisht  sipas këtij projekt propozimi,  Gjykata e Rrethit      Gjyqësor Sarandë  do të  mbyllet.  Gjithashtu, është  propozuar të  shkrihet dhe Gjykata e Apelit Gjirokastër  dhe  veprimtaria e saj do të  zhvillohet pranë  Gjykatës së   Apelit Tiranë , e cila  sipas projekt propozimit   do të  jetë  e vetmja  Gjykatë   Apeli  në  Republiken e Shqiperise.

Po sipas këtij projekt propozimi, edhe Gjykata administrative e shkallës së  Parë  Gjirokastër  do të  mbyllet. 

            Burime te Dhomes se Avokatise Sarande u shprehen: “Pasi jemi  njohur  me këte  projekt propozim,  nëpërmjet  publikimit në  faqen zyrtare të   Këshillit të  Lartë  Gjyqësor Tiranë , Dhoma  Shqiptare e  Avokatise dhe  të  gjitha  Dhomat  vendore të  Avokatisë , ku bën pjesë  dhe  Dhoma e Avokatisë   Sarandë,  kanë  ndërmarrë   një  fushatë  të  gjerë  sensibilizimi  duke parashtruar secila  Dhomë   specifikat   në  lidhje me këtë  projekt-propozim. “/SARANDANEWS.AL///

error: