Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës këshilloi sot qytetarët e saj në vendin tonë të shmangin tubimin që do të mbahet ditën e nesërme para selisë së Partisë Demokratike.
Përmes një mesazhi, Ambasada informoi qytetarët amerikanë se një grup ka bërë thirrje për protestë në selinë e Partisë Demokratike.
“Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin çdo tubim të madh në qytet. Ndërsa shumë ngjarje të mëdha publike mund të zhvillohen në mënyrë paqësore, disa situata mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme dhe pjesëmarrësit mund të migrojnë në pjesë të tjera të qytetit. Monitoroni mediet lokale për informacionet më të fundit dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit”, thuhet në mesazhin e Ambasadës amerikane në Tiranë.///
ME SHUME LAJME
Lumi Vjosa, rritet interesi për rafting gjatë sezonit pranveror
Borsh. Vijojnë punimet restauruese në Kalanë e Borshit, Gonxhja: Rritje e potencialit si destinacion kulturor
Vëzhgim. “Paketa e Maleve”