Harta e shumëdebatuar e Gjyqësorit nesër diskutohet edhe në Sarande.
Burime nga Dhoma e Avokatise bene te ditur per SARANDANEWS.AL “Aktiviteti i se shtunes ne oren 11.00 ne sallen e mbledhjeve te Keshillit Bashkiak Sarande; organizohet nga Dhoma e Avokatise Sarande dhe jane njoftuar per te marre pjese Bashkite Sarande, Delvine, Finiq, Konispol si dhe Keshillat Bashkiak perkates. “
Te njejtat burime vujne ne dukje se tashme eshte konfirmuar pjesemarrja e tyre ne aktivitetin e se shtunes ne Sarande. aktivitet.
Mesohet se ne kete aktivitete do te marrin pjese edhe eprfaqesues nga disa OSHC (Organizata te Shqerise civile ne Sarande) si shoqata Jona, saranda 2015, Qendra Agjencia AJMMI, etj..
Burime te SARANDANEWS.AL bene te ditur se tema, objekt diskutimi në këtë forum ka të bëjë me projekt propozimin e hartës së re gjyqësore, të propozuar nga Këshilli I Lartë Gjyqësor, Ministria e Drejtësisë dhe Prokuroria e Përgjithshme.
Sipas këtij projektpropozimi, bëhet me dije se Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë është propozuar të shkrihet dhe veprimtaria e saj do të zhvillohet pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.
Pra, përfundimisht sipas këtij projekt propozimi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë do të mbyllet. Gjithashtu, është propozuar të shkrihet dhe Gjykata e Apelit Gjirokastër dhe veprimtaria e saj do të zhvillohet pranë Gjykatës së Apelit Tiranë , e cila sipas projekt propozimit do të jetë e vetmja Gjykatë Apeli në Republiken e Shqiperise.
Po sipas këtij projekt propozimi, edhe Gjykata administrative e shkallës së Parë Gjirokastër do të mbyllet.
Burime te Dhomes se Avokatise Sarande u shprehen: “Pasi jemi njohur me këte projekt propozim, nëpërmjet publikimit në faqen zyrtare të Këshillit të Lartë Gjyqësor Tiranë , Dhoma Shqiptare e Avokatise dhe të gjitha Dhomat vendore të Avokatisë , ku bën pjesë dhe Dhoma e Avokatisë Sarandë, kanë ndërmarrë një fushatë të gjerë sensibilizimi duke parashtruar secila Dhomë specifikat në lidhje me këtë projekt-propozim. “/SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi