Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se moti sot parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura.
Reshjet e shiut parashikohen të herëpashershme dhe lokalisht të vazhdueshme me intensitet të ulët deri dhe mesatar në formën e shtrëngatave deri në orët e mesditës. Gradualisht prej mesditës reshjet e shiut humbasin intensitet dhe territor. Në zonat malore në verilindje në lartësitë mbi 800 m reshje bore me intensitet të ulët. Ngrica në zonat malore.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim 1-8 m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 4/11 | Re shi |
| Kukës | -1/2 | Re shi/borë |
| Lezhë | 5/8 | Re shi |
| Dibër | -1/2 | Re shi/borë |
| Durrës | 6/12 | Re shi |
| Tiranë | 7/11 | Re shi |
| Elbasan | 7/10 | Re shi |
| Berat | 4/10 | Re shi |
| Vlorë | 9/12 | Re shi |
| Korçë | 1/5 | Re shi/borë |
| Gjirokastër | 5/9 | Re shi |
| Sarandë | 6/12 | Re shi |
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI