Ujëvara e Kardhikaqit gjendet në shpatin perëndimor të Malit të Gjerë dhe ofron peizazhe mahnitëse në çdo stinë të vitit.Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura, Vlorë publikoi pamje nga Ujëvara e Kardhikaqit.
Ujëvara del nga shpati i malit dhe ka një pamje të mahnitshme, ndërsa natyra përreth shtrihet e egër, fantastike, me bimësi dhe shpate të pjerrëta mali.Ujëvara gjendet në shpatin perëndimor të Malit të Gjerë, në afërsi të fshatit të Kardhikaqit, në lartësinë rreth 350 m mbi nivelin e detit.

Uji del nga një e çarë e madhe rrethore në shkëmbin gëlqeror, duke formuar kështu një burim të madh karstik dhe ujëvarë me lartësi 6 m dhe të shtrirë në një gjerësi prej rreth 2 m.Vizitorët mund të ndjekin itinerarin duke u nisur nga qyteti i Delvinës drejt fshatit të Kardhikaqit.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI