Historia e mbushjes se detit me interte sic është vepruar këto 30 vitet e fundit, duket se nuk ka marrë fund në Sarandë . Por me shpalljen e krimeve në mjedis si vepra penale, policia po vepron pa toleruar njeri. Sot u arrestua një banor i Sarandës me akuzë se hodhi inerte në det.

Nje njoftimin qe sherndau sot Policia thuhet: “Hodhi inerte në det, me qëllim zgjerimin e hapësirës për ushtrimin e aktivitetit, vihet në pranga 42-vjeçari. Specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Menaxhimi i mbetjeve”, shtetasin Xh. T., 42 vjeç, banues në Sarandë.”
Sipas Policise “Ky shtetas ka shfrytëzuar një pjesë plazhi të marrë me qira nga një subjekt privat, gjatë sezonit veror 2021, në lagjen nr. 4, Sarandë, dhe në këtë hapësirë, më datë 07.01.2022, ka hedhur nje sasi mbetjesh inerte (gurë dhe zhavorr), me qëllim zgjerimin e hapësirës për ushtrimin e aktivitetit të tij në bregdet.:

Mesohet se “Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme. Policia e Shtetit mbetet e vendosur në misionin e saj, për ndëshkimin e çdo aktiviteti të paligjshëm në vijën bregdetare dhe të gjitha krimeve mjedisore-thuhet ne Njkoftimin e Policise per kete ngjarje./SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.