Në takimin e përvitshëm të Unionit Turistik Shqiptar zhvilluar së fundi në Sarandë, kryetari I Bashkisë Adrian Gurma vuri në dukje se “Bashkëpunimi i ndërsjellë, mirëkuptimi, sinergjia e bashkërendimi, mes të gjithë aktorëve e faktorëve të turizmit, do të jenë çelësi drejt suksesit, për sezonin e ardhshëm turistik”.
Duke ju drejtuar përfaqësuesve të bizneseve më të rëdnësishme turistike të vendit, të pranishëm në këtë takim, i 17-ti i këtij lloji, ku mikrpitëse ishte Bashkia e Sarandës, Gurma u shpreh:”Të gjithë ju në hapësirat tuaja të punës, biznesit dhe punës, keni një copë të suksesit të Sarandës për vitin 2021.”

“Është shumë e rendësishme,-tha ai,- që jemi të gjithë bashkë: pushteti lokal dhe qëndror, po edhe të gjithë aktorët dhe faktorët që ofrojnë biznesin turistik në mbarë trojet shqiptare, për arritjen e sukseseve në vitin 2021 po edhe më tej, në 2022-shin.

Sipas Gurmës, “Motoja e të gjithë neve që mbështesim turizmin, është që në fundin e sezonit turistik të një viti, fillon edhe suksesi i vitit të ardhshëm.”
Kryebashkiaku i Sarandës u shpreh më tej se se është shumë e rëndës për ne, që të vëmë pikat mbi “i” për ato problematika që kemi hasur në sezonin turistik për përmirësimin e ofertës turistke të vitit .
Në Takimin e 17 festiv te aktorëve kombetar të turizmit, te zhvilluar të shtunë në Sarande ishin të pranishëm edhe deputetja Anila Denaj dhe ish Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Bledi Klosi..//SARANDANEWS.AL.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI