Fëmijët e Shtëpisë së fëmijëve “Vangjel Pulla” kane nisur një kurs të ri për kuzhinën. Burime të këtij Institucioni edukimi bënë të ditur se kursi zhvillohet nën moton: “SOT MËSOJMË, NESËR NDËRTOJMË”
Sipas drejtoreshes së institucionit, Stela Dako, kursi nisi më 8 Janar dhe përfshin një grup fëmijësh të moshave nga 8 deri në 13 vjeç.


Kursi zhvillohet çdo të shtunë në Hotel Bar Restorant “Tatzati “ Sarandë dhe vjen si një nismë e re e veprimtares Dallandyshe Hyseni Kapaj, sot punonjëse sociale në emigrim në Padova të Italisë.”

Lidhur me këtë nismë Hyseni tha për SARANDANEWS.AL se janë të mirëpritur subjekte apo biznese të ndryshme për të dhënë kontribute për të bërë të mundur vazhdimësinë e këtij kursi, i cili do t’ju shërbejë fëmijëve për tu përgatitur për jetën dhe për një të ardhme më të mirë, për veten dhe shoqërinë.
Dallandyshe Hyseni Kapaj mundësoi më parë edhe një kurs për rrobaqepësi që zgjati për dy vjet me Fëmijët e Shtëpisë së fëmijëve “Vangjel Pulla”në Sarandë.
Si veprimtare në Itali, Dallandyshe Hyseni me miqtë e saj ( Itali, Shqipëri, Amerikë) mundësoi më parë edhe një kurs për rrobaqepësi që zgjati për dy vjet me Fëmijët e Shtëpisë së fëmijëve “Vangjel Pulla”në Sarandë.
Si veprimtare në Itali, Dallandyshe Hyseni bëri të mundur hapjen e shkollës shqipe në Albignasego që eshte pjesë e shkollës Imparare Albanese a Padova..
Para disa vitesh Hyseni u emërua si ambasadore paqe në Itali. /SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
9 Maji, Dita e Evropës
Zbardhet dinamika e vrasjes në Sarandë, shpallet në kërkim autori dhe pesë të tjerë
Kulturë. Përkthyesi Vangjel Zafirati boton në Greqi antologjinë me poezi bashkohore shqipe “VARGJET QË VRANË POETIN”