Për ditën e sotme, vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike.
Moti parashikohet kryesisht i vranët por nuk do të mungojnë edhe intervalet e shkurtra me diell. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët e lokalisht deri mesatar në formën e shtrëngatave.
Në relievet malore në lartësitë mbi 800 metër reshje të dobta dëbore. Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje me shpejtësi 1-8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era e fortë dhe intensive me shpejtësi deri në 15-20m/s. Valëzimi në dete të forcës 1-4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 3/8 | Re shi/diell |
| Kukës | 0/2 | Re shi/borë |
| Lezhë | 4/9 | Re shi/diell |
| Dibër | -1/1 | Re shi/borë |
| Durrës | 5/13 | Re shi/diell |
| Tiranë | 5/12 | Re shi/diell |
| Elbasan | 4/12 | Re shi/diell |
| Berat | 3/12 | Re shi/diell |
| Vlorë | 5/13 | Re shi/diell |
| Korcë | 1/4 | Re shi/borë |
| Gjirokastër | 2/10 | Re shi/diell |
| Sarandë | 5/12 | Re shi/diell |
ME SHUME LAJME
Sarandë e Himarë. Stuhi lokale gjatë natës, dëme të lehta materiale
Çfarë ndryshoi në 51 ditë protestë?
Berisha: SPAK-u seksion i PS, shpresa e vetme kryengritja e fuqishme paqësore popullore