Për të 7-in vit rresht Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, në bashkëpunim të ngushtë me ekspertë, organizata jo-fitimprurëse mjedisore dhe studentë do të zhvillojnë censusin e Shpendëve të Ujit 2022.
Ky census do të zhvillohet njëkohësisht në 146 vende të botës në 15-16 janar 2022.
Qëllimi i këtij censusi është verifikimi nëpërmjet inventarizimit sipas metodikes përkatëse të popullatave të këtyre shpendëve, të specieve respektive, në të 30 zonat ligatinore bregdetare, liqeneve natyror dhe artificialë, grykëderdhje lumenjsh, këneta etj.
Sipas rezultateve përfundimtare nga monitorimi i vitit të kaluar në vendin tonë u dëshmua një rënie në numrin e shpendëve krahasuar me 2020. Megjithatë, shifra e 2021 ishte më e lartë se mesatarja e 6 viteve të fundit.
Shqipëria i është bashkuar Censusit Ndërkombëtar të Shpendëve të Ujit që në vitin 1993, ku fillimisht ky census u zhvillua në habitatet bregdetare dhe liqenin e Shkodrës. Ky census në nivel ndërkombëtar ka filluar që në vitin 1967.///
ME SHUME LAJME
Policia Kufitare në Himarë shmangu një tragjedi të mundshme në det
“Do qeverisim sipas kontratës që kemi me shqiptarët, jo sipas algoritmit.”
Rama: Bota nuk u zgjua prej fatit të Nartës, por prej emrit të Jared Kushner