Partia Demokratike publikoi sot fakte të tjera për përfshirjen e personave të inkriminuar në protestën e organizuar nga ish-kryetari i PD-së, Sali Berisha.
“Çdo ditë po bëhet më i qartë sulmi kundër Partisë Demokratike nga individë me rekorde kriminale dhe pa asnjë lidhje me demokratët, i urdhëruar, i organizuar dhe i nxitur nga Sali Berisha për interesat e tij personale”, thuhet në një deklaratë të PD-së.
Në deklaratë thuhet se “Berisha nuk është më pjesë e Partisë Demokratike, sepse u braktis nga shumica dërrmuese e demokratëve në përpjekjen e tij kriminale për të shkaktuar gjakderdhje mes tyre”.
“Demokratët refuzuan dhunën dhe zgjodhën të ardhmen”, shprehet PD.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI