Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa reagoi sot pas publikimit të analizës nga “The Economist”, mbi numrin e viktimave nga COVID-19 në Shqipëri.
“Fatkeqësisht ‘The Economist’ sot ka konfirmuar denoncimet e PD për dështimin total të qeverisë në menaxhimin e pandemisë dhe konkretisht fshehjen e numrit të lartë të viktimave. Rama e bëri këtë për të fshehur njërën nga provat e dështimit të tij në përballjen me COVID-19”, tha ajo.
Zhupa kujtoi se “në 19 nëntor 2020, kryetari i PD, Basha denoncoi publikisht fshehjen e numrit të viktimave. Spitalet e tejmbushura dhe me kapacitete gjysmake, mungesa e medikamenteve, korrupsioni në çdo segment të institucioneve të shëndetësisë, sollën dhe rritjen e frikshme të numrit të viktimave”.
Publikimi i analizës nga “The Economist”, sipas Zhupës, “është një konfirmim i qartë se qeveria mban përgjegjësi direkte për fshehjen e numrit të viktimave”.///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi