Punimet për ndërtimin dhe asfaltimin e Rruga Nr.1, Lëkurës, Loti 1+2”, në qytetin e Sarandës, vazhdojne me intensitet.

.Projekti synon të lehtësojë qarkullimin e mjeteve sidomos gjatë sezonit turistik dhe pritet të ketë impakt të drejtpërdrejtë në përmirësimin e kushteve të jetës.

Qyteti i Sarandës vijon të mbetet një prej qyteteve më të frekuentuara nga turistët e huaj me një përqendrim të lartë gjatë sezonit veror dhe ky projekt i shtohet investimeve që përmirësojë kushtet infrastrukturore, për të lehtësuar qarkullimin dhe mundësuar standarde bashkëkohore.Gjithashtu projekti konsiderohet si një unazë panoramike e Sarandës, që lehtëson ndjeshëm fluksin e lëvizjes urbane kryesisht gjatë sezonit turistik, por që jep në të njëjtën kohë tjetër qasje, koncept e zhvillim për zonën ku ajo kalon.Ndërhyrja parashikon një vlerë të shtuar për zonën, me parametra të plotë të një rruge urbane pasi në vijim përgjatë gjatësisë së saj do të plotësohet me ndriçim, sinjalistikë, gjelbërim. Kjo rrugë favorizohet dhe nga një pozicion panoramik që mund të shfrytëzohet përgjatë gjithë ditës, përtej pikëpamjes infrastrukturore./ATSH///
ME SHUME LAJME
Sot 5 maji, Dita e Dëshmorëve
“Chase Travel”: Riviera Shqiptare, destinacioni më “hot” i verës 2026
Lumi Vjosa, rritet interesi për rafting gjatë sezonit pranveror