SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Sarandë-Punimet në aksin e ri rrugor, mbi N.Stacionin e vjetër elektrik, pritet të përfundojnë para sezonit veror

Punimet në aksin e ri rrugor, mbi N.Stacionin e vjetër elektrik, aks, i cilesuar nga FSHZH: “Ndërtim, Asfaltim, Rrjeti Inxhinierik, Rruga Nr.1, Lëkurës, Loti 1+2”, në qytetin e Sarandës, parashikohet te përfundojnë para sezonit veror 2022.

I financuar nga Qeveria Shqiptare me zbatues Fondin Shqiptar të Zhvillimit(FSHZH), projekti i shumepritur, synon të lehtësojë qarkullimin e mjeteve sidomos gjatë sezonit turistik dhe pritet të ketë impakt të drejtpërdrejtë në përmirësimin e kushteve të jetës ne zonën e re urbane qe përshkon, duke nisur nga kryqëzimi përmbi Nenstacionin e vjeter elektrik deri ne afersi të kanalit të Cukës..

Sipas burimeve te FSHZH, aktualisht punimet janë përqendruar në infrastrukturën nëntokësore, ndërtim mure guri dhe vepra arti. Ndërsa burime te Bashsksie Sarande kanë vene në dukje pak kohe me pare se rruga e re, ne perfundim te saj, do te ketë perveçse infrastruktures nentokesore, edhe trotuare në të dyja krahët, ndriçim publik, sinjalistikë bashkohore, të denja për nje qytet turistik /SARANDANEWS.AL///

error: