Për ditën e sotme, vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme por njëkohësisht të acarta. Në këtë mënyrë, moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet e larta malore.
Gjithashtu parashikohen edhe ngrica përgjatë akseve rrugore në zonat malore e kodrinore. Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje e lehtë e mesatare në bregdet. Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | -3/10 | Diell |
| Kukës | -7/5 | Diell |
| Lezhë | -2/13 | Diell |
| Dibër | -8/4 | Diell |
| Durrës | 0/15 | Diell |
| Tiranë | 0/14 | Diell |
| Elbasan | -1/14 | Diell |
| Berat | -5/12 | Diell |
| Vlorë | 1/15 | Diell |
| Korçë | -7/5 | Diell |
| Gjirokastër | -4/12 | Diell |
| Sarandë | 2/13 | Diell |
ME SHUME LAJME
“The Telegraph”: Shqipëria mes 10 vendeve më mikpritëse për turistët
Mot i kthjellët, vranësira kalimtare në relievet malore
Rritja e çmimeve të karburanteve, Mitsotakis shpall paketën 300 milionë euro me masa lehtësuese