Një 70-vjeçar është gjetur në banesë në fshatin Çukë të Sarandës, pa shenja jete. Jani Dhima, 70 vjeç u gjet pa shenja jete dhe dyshohet se vdekja e tij ka qenë natyrale. Dhima ka qenë mësues, ndërsa kishte pesë fëmijë, që të gjithë me banim në Greqi.
Njoftimi i policisë: Sarandë/Informacion paraprak
Më datë 21.01.2022, rreth orës 17:00, në fshatin Çukë, Bashkia Sarandë, është gjetur pa shenja jete, në banesën e tij shtetasi J. Dh., 70 vjeç. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune, paraprakisht dyshohet vdekje natyrale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI