SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Parashikimi i motit, 24 janar 2022

– Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se i ftohti që ka përfshirë vendin do të vijojë në ditët e para të kësaj jave.

Gradualisht në mesjavë këto masa do të tërhiqen.

Gjatë së hënës në verilindje nuk do të mungojnë në formë të izoluar flokë dëbore.

Ardhja e masave më të ngrohta gjatë së premtes do të sjellë sistem vranësirash të cilat në jug do të pasohen pasdite e në mbrëmje me reshje shiu të dobëta.

Po kështu në zonat malore do të rinisë bora e dobët.

Era e ftohtë veriore deri në mesjavë do të kthejë drejtim nga juglindja e lehtë e mesatare në bregdet.

Valëzimi në detj do të jetë i forcës 3 dhe 4.

error: