Rrezik shëmbje! Bashkia e Sarandës ka paralajmëruar për mosqarkullim të automjeteve në Urën mbi lumin Bistrica pranë Metoqit. Dy jane shkaqet kryesore ta dëmtimit tq kësaj Ure. Amortizimi ndër vite për shkaqe erozioni dhe tejkalimi i tonazheve të lejuara te atumjeteve(mbi 20 ton) që kalojnë mbi këtë Urë që lidh zonën e Sarandes me fshatra të territorit të bashkise Finiq.

Prej kohësh, shume automjete me materiale ndertimi ose te të tjerrë që ‘duan t’i bien shkurt” per te dale ne rrugen për Livadhja ose Qafë Botë, kalojne mbi urn e rrezikur.
Sipas specialistkve te Bashkise, dëntime jane vërejtur në bazamentin e urës, por ende “pa dëmtim të konstruksionit metalik të saj.” Për të parandaluar çdo aksident të mundshëm, Bashkia e Sarandës ka reaguar menjëherë, duke ndaluar qarkullimin në këtë urë.
Bashkia ka njoftuar edhe banorët “të përdorin me automjetet e tyre rrugë alternative, si rruga e Palit, si dhe rrugën në drejtim të fshatit Aliko, deri në rehabilitimin e plotë të dëmtimit të ndodhur në bazamentin e urës pas vlerësimit të menjëhershëm të situatës nga strukturat përkatëse në terren.”.
Ndërkohe, lipset qe Ura mbi Bistrice të ketë afishuar dhe qartësisht te dukshme nga te dyja kahet e saj, tabela sinjalistike paralajmeruese për tonazhin e lejuar po edhe sanksionin per shkelësit e ketij tonazhi /SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
Sarandë. “Lavazh makinash” por shisnin kanabis, arrestohen dy.
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri