Kryebashkiaku Adrian Gurma deklaroi sot në promovimin e dokumentarit “Saranda e bukurive” se Saranda është marka e turizmit shqiptar.
Duke përshëndetur të pranishmit në këtë promovim dokumentari në galerinë e arteve pamore ”Art Saranda”, Gurma vuri në dukje se Saranda është vendi i kulturës dhe artit, e do artin dhe kulturën, megjithatë ka përsëri nevojë për art dhe kulturë.
Dokumetari premierë u ndoq në sallën e galerisë së arteve pamore nga dhjetra intektualë, njerëz të artit , medias ,këshilltarë bashkiakë, etj,
Kryebashkiaku Gurma duke iu drejtuar pjesëmarrësve në këtë event, falënderoi autoret e realizimit të dokumentarit të ri për Sarandën: Vasilika Londo dhe Ketrin Gjoça, dy emra të njohur të Televizionit publik Shqiptar duke u shprehur se “Kjo vepër, është një aset me vlera për promovimin e bukurive dhe trashegimise së Sarandës,.”
Duke iu referuar promovimit të dokumentarit “Saranda e bukurive” Gurma theksoi gjithashtu se “ Kjo është hallka e parë e një zinxhiri eventesh kulturore artistike për vitin 2022-it, ndoshta duke plotësuar edhe një pjesë të boshllëqeve që u shkaktuan gjatë 2021-it nga pandemia që ende e kemi nëpër këmbë.”
Këtë “borxh” të 2021-shit ne do ta plotësojmë gjatë 2022-shit, sepse kemi projekte të tjera për Sarandën të cilat do t’i inagurojmë në vijimësi.=u shpreh Gurma./SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI