Kryeministri Edi Rama publikoi fotografi me momente nga puna në zbatim të Planit Kombëtar të Pastrimit në disa qytete të vendit. Rama falënderoi të gjithë ata që po i bashkohen çdo ditë e më shumë të pastruarit të hapësirave që ishin kthyer në vendndodhje të turpshme mbetjesh.
“Nuk do të ndalemi deri në dhënien fund të kësaj marrëzie turpëruese për Shqipërinë dhe fëmijët tanë”, theksoi Rama.
Kryeministri Rama ndau momente pastrimi në Durrës, Vlorë, Mallakastër, Skrapar, Roskovec, Memaliaj, Peqin dhe Kukës.
Plani kombëtar i pastrimit rrënjësor të Shqipërisë nisi më 7 nëntor 2021 në Vlorë dhe po përfshin të gjitha qytetet e vendit.///
ME SHUME LAJME
9 Maji, Dita e Evropës
Zbardhet dinamika e vrasjes në Sarandë, shpallet në kërkim autori dhe pesë të tjerë
Kulturë. Përkthyesi Vangjel Zafirati boton në Greqi antologjinë me poezi bashkohore shqipe “VARGJET QË VRANË POETIN”