Nga sot hapet sistemi online në e-Albania për të marrë parcela plazhi për menaxhim në sezonin turistik veror.
Lajmi u bë i ditur nga Ministrja e Turizmit dhe mjedisit, Mirela Kumbaro, e cila thekson se sistemi do të qëndrojë i aksesueshëm për 30 ditë.“Nga sot, hapet sistemi online në e-Albania për këdo subjekt që duke përmbushur kriteret ligjore, është i interesuar të marrë parcela plazhi në menaxhim gjatë sezonit turistik veror. Ky aplikim vlen për stacionet e plazhit që do të menaxhohen nga subjekte private, krahas plazheve publike që do të menaxhohen nga bashkitë”, thekson Kumbaro.
Sipas Kumbaros, sistemi do të qëndrojë i aksesueshëm për 30 ditë, sepse kërkohet proces i barabartë dhe transparent për të gjithë.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI