SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

PD: “Shtëpia e Lirisë” zyrtarizoi partinë e vjetër Meta-Berisha-Rama

Partia Demokratike ka reaguar sot pas kërkesës së Lëvizjes Socialiste për Integrim sot në KQZ për regjistrimin e koalicionit, “Shtëpia e Lirisë”.Në deklaratën e PD-së thuhet se “më në fund Sali Berisha zyrtarizoi partinë e vjetër Meta-Berisha-Rama që simbolizon gjithçka që nuk shkon në Shqipëri: korrupsionin, politikën e vjetër, lajmet e rreme dhe dezinformimin”.

“Kandidimi në Dibër i bashkëshortit të prokurores që mbrojti bandën e Edi Ramës, duke mos hetuar dosjen 184 të vjedhjes së zgjedhjeve në Dibër, është provokim i rëndë për çdo demokrat dibran që masakrën zgjedhore e provuan të parët në 2016. Premtim Kryemadhi mund të jetë kushëriri i Monika Kryemadhit, mund të jetë edhe bashkëshorti i prokurores që mbrojti dhe shpëtoi nga burgu Edi Ramën dhe bandën e tij, por me PD dhe demokratët nuk ka asnjë lidhje. Kandidimi i tij shpjegon më së miri edhe komunikimin privat të Flamur Nokës dhe Ulsi Manjës. Kandidatin e koalicionit “Non-Grata” e kanë zgjedhur bashkërisht. Ulsi Manja, nëse bashkëshortja e kandidatit të Flamur Nokës në Dibër do të zbatonte ligjin dhe do hetonte dosjen 184, do ishte në burg dhe jo në krye të Ministrisë së Drejtësisë”, thuhet në deklaratë.

Po ashtu, në deklaratën e PD-së thuhet se “partia e vjetër Meta-Berisha-Rama ka 2 qëllime: Të dëmtojë PD dhe demokratët. Të bëhet strehë mbrojtëse për Metën dhe Berishën. Ajo është streha për Ilirin dhe Saliun. Zgjedh Ramën, mban Berishën dhe Metën. Zgjedh Berishën dhe Metën, dhe mban Ramën”.

Ditën e sotme, Lëvizja Socialiste për Integrim ka paraqitur sot kërkesën në KQZ për regjistrimin e koalicionit “Shtëpia e Lirisë”.

Koalicioni do të drejtohet nga LSI dhe marrin pjesë tre parti politike, Lëvizja Socialiste për Integrim, Partia Demokratike e Shqipërisë-Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit, Partia Demokristiane.///

error: