Partia Demokratike kërkoi sot që projekti i 5 majit të hetohet nga Prokuroria pas kallëzimit penal të bërë për kryetarin e bashkisë së Tiranës Erion Veliaj nga Partia Demokratike.
Në deklaratë e PD-së, theksohet se qeveria ka mashtruar shqiptarët me legalizimet.
“Edi Rama i ka mashtruar shqiptarët para çdo palë zgjedhjesh se do t’u legalizonte shtëpitë. U ka marrë votat e më pas u ka vënë rruspat për projekte korruptive si ai i 5 majit, ku një prej ndërtuesve është trafikant droge, për të cilin Partia Demokratike ka kallëzuar penalisht Erjon Veliajn. Sot Edi Rama po i nxjerr në mes të katër rrugëve qindra qytetarë të Tiranës duke u çuar dëm mundin dhe sakrificën e një jete”, thuhet në deklaratë.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI