Në Bashkinë e Finiqit vijon puna për pastrimin total të terirtorit. Burime nga Finqi thanë për SARANDANEWS.AL se kompletimi pak kohë më parë i territorit me 100 kazanë për mbledhjen e mbeturinave, dhuratë nga GIZ gjerman, sikurse edhe një makinë bashkohore për grumbullimin e trasportin e mbetjeve urbane, është shoqëruar me një shkallë të re ndërgjegjësimi të banorëve dhe bizneseve të zonës për një Finq të Pastër.


Aksionet e hërëpashershmë të pastrimit të mjediseve publike me fokus edhe aksetrrugore, nuk janë çështje fushate, por një mënyrë e re sesi duhet t’i qasemi mjedisit që na rrethon dhe ku jetojmë .
Ndërkohë prej dy vitesh, Bashkia e Finiqit, së bashku me atë të Lezhës, janë bashki të përzgjedhura nga program GIZ gjerman për zbatimin e projektit “Menaxhimi I integruar I mbetjeve urbane dhe pakësimi i plastikës që përfundon në det”.
Krahas aksioneve të pastrimit në terrenet publike dhe basenet e lumenjve Bistrica dhe Pavllo, në rritjen e ndërgjegjësimit janë përfshirë edhe shkollat e Bashkisë me krijimin e skuadrave të vullnetarëve mjedisorë, me këndet medisore dhe pastrimet periodike në terren/SARANDANEWS/AL///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI