Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa deklaroi sot se asnjë banor nuk ka marrë çelësat 3 javë pas inaugurimit të pallateve me Erdogan në Laç. Zhupa shprehet se “gati 3 javë më parë, Edi Rama përdori presidentin e Turqisë për të mashtruar me apartamentet e ndërtuar nga turqit në Laç. Rama dhe Erdogan u dhanë çelësat 4 familjeve, por, në të vërtetë, ato ishin vetëm sa për propagandë. Në kompleksin e pallateve të reja, nuk ka hyrë asnjë familje”.
“Gjithçka ishte një show, i vënë në skenë nga Edi Rama. Banorëve nuk u jep askush përgjigje pse nuk po futen akoma në shtëpitë e tyre. Sa më gjatë rrinë ata në shtëpi me qira, aq më i madh është dëmi që i shkaktohet buxhetit, duke paguar bonusin e qirave, ndërsa shtëpitë e reja kanë përfunduar së ndërtuari rreth 3 muaj më parë”, tha ajo.
Po ashtu, Zhupa shton se “qeveria dhe bashkia heshtin, duke sjellë vërdallë mbi 500 familje të Laçit, që po pengohen të hyjnë në shtëpitë e tyre, të inauguruara 2 herë deri tani. Një herë nga Rama para Vitit të Ri, një herë nga Rama dhe Erdogan, 3 javë më parë”///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI