Qytetarët shqiptarë dhe turistët e huaj do të kenë mundësi të udhëtojnë nga aeroporti ndërkombëtar i Kukësit në drejtim të Zvicrës, Gjermanisë dhe Austrisë, nga muaji maj me 19 Euro.
Pas testimeve të suksesshme kompania “WizzAir” uli sot avionët e saj në aeroportin ndërkombëtar të Kukësit “Flatrat e Veriut”, me 4 destinacionet e para drejt Austrisë, Gjermanisë dhe Zvicrës, fillimisht nga dy herë në javë.“Kukës – Zvicër, Gjermani, Austri, nga maji me 19 Euro”, u shpreh kryeministri Rama, pas pjesëmarrjes në ceremoninë e rastit në aeroportin e Kukësit, paraditen e sotme.
Nga sot kompania është e vendosur edhe në Kukës dhe fillon me prenotimet për 4 destinacionet e para, nga 2 herë në javë dhe të cilat nga maji do të jenë destinacione të vijueshme, jo thjesht për sezonin.///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi