SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Kumbaro për ndalimin e qeseve plastike: Gjoba për qytetarët dhe biznesit që shkelin ligjin

 Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro deklaroi sot se, “nga 1 qershori i këtij viti do të ndalohet prodhimi, shitja dhe importi i qeseve plastike për përdorim individual”.Në një prononcim për mediet Kumbaro tha se “qytetarët apo bizneset do të penalizohen me gjoba në rast se kapen duke përdorur qeset plastike. Në kudër të kësaj nisme, ministrja i bëri apel qytetarëve të ndërgjegjësohen, për këtë nismë që ka marrë qeveria me qëllim mbrojtjen e mjedisit nga mbetjet.

“Kjo është nismë e qeverisë shqiptare që në mandatin e dytë kur nisi një fushatë komunikimi. Jemi nder 5 vendet me ndotëse te Adriatikut me plastike. Përtej faktit se për këtë draft ka pasur diskutime. Unë personalisht i kam takuar disa herë bizneset që kanë investuar në këtë biznes. Ata nuk janë prodhues vetëm të këtyre qeseve, pasi janë riciklues të produkteve plastike. Më kanë konfirmuar se në totalin e lëndës së parë që ata riciklojnë, qeset plastike zënë vetëm 5 % të asaj që ata riciklojnë, sepse vetë qeset janë vështirë për tu grumbulluar”, tha Kumbaro.

Ministrja i sugjeroi bizneseve të këtij sektori, të konvertojnë teknologjinë në prodhimin e qeseve të plehrave, apo qeseve të trasha që nuk dalin nga përdorimi, as nga prodhimi.“Qeset e trasha, çantat e trasha plastike që janë shumë përdorimshme, nuk ndalohen”, tha Kumbaro, teksa vuri në dukje se nisma ligjore ndalon qeset një përdorimshme.

“E di që ka kosto, por duhet të vëmë në balancë të drejtën për jetën, për një mjedis të shëndetshëm. E drejta për jetën dhe shëndetin prevalon edhe sipas konventave europiane. Publiku i gjerë po e pret mirë, këtë nismë, por mbase nuk është bërë shumë zhurmë”, u shpreh Kumbaro.

Duke u ndalur ne penalitetet që parashikon ligji, Kumbaro theksoi se “penalizohen të dy dhe shitësi dhe konsumatori. Parashikohet ndëshkim me gjobë deri në 30 mijë lekë për konsumatorin dhe deri në 150 mije lekë për prodhuesit e importuesit”.Në ligjin për menaxhimin e mbetjeve, thuhet se nuk lejohet përdorimi i qeseve plastike. Ka pasur ligj, por nuk ka vullnet. Duhet të rikthehemi te objektet e ripërdorshme.”, tha Kumbaro.

Duke u ndalur në procesin për menaxhimin e territorrit të plazheve private, ministrja bëri të ditur se, “tashmë që prej tetorit të vitit të kaluar, ka nisur ndarja e parcelave private për plazhet e vendit tonë”.

Kumbaro theksoi se po vijohet puna me të gjitha bashkitë bregdetare, në mënyrë të tillë që në 1 maj të jetë gjithçka gati për sezonin turistik, ndërsa bëëri të ditue se, “nuk ndërhyhet për çmime që i vendos tregu”./atsh///

error: