Pas vetëm tri ditësh në qeli, ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri i është mundësuar takimi me familjarët e tij. Në takim mësohet se i kanë shkuar familjarë, gruaja dhe dy mbrojtësit ligjorë, të cilët po bëhen gati për të kryer lëvizjen e radhës, pikërisht procedurat e rekursit për të kundërshtuar vendimin e Gjykatës me 3.4 vite burg.
Tahiri pretendon se është i pafajshëm jo vetëm për “Shpërdorim të detyrës”, por edhe për të gjitha akuzat e tjera. Ish-ministri kampion i qeverisjes Rama do të tentojë çdo ditë të gjejë pafajësinë e tij.
Ne diten e pare te burgut pas vendimit, ish Ministri Tahiri percolli kete reagim:
“Ju dua shume te gjitheve! Me vjen keq qe shkoi keshtu. Jam moralisht i qete, nuk kam shkelur kurre ligjin, kam dashuruar cdo dite te punes sime, jam i lumtur qe kam bere detyren sic me mire munda. Eshte thjeshte PADREJTESI!” shkruan Tahiri.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI