Bashkia e Sarandës shprehu vullnetin të rivendos dhe intensifikoje urat e bashkëpunimit me homolgët e Korfuzit fqinj, ndërkohë që bashkia e Korfuzit ne Greqi, eshte e para bashki jashte vendit me te cilen Saranda është binjakëzuar.

Burime bashkiake vune ne dukje se pas gati dy vitesh izolim për shkak të pandemisë, është realizuar takimi i parë mes drejtuesve të Bashkive në Sarandës dhe Korfuzit.
Kryebashkiaku i Sarandës, Adrian Gurma, i shoqëruar nga Nënkryetari i Bashkisë Romeo Çakuli, ka pritur homologen e vet nga ishulli i Korfuzit, Meropi Idhreu dhe Kryetarin e Këshillit Bashkiak nga Bashkia fqinje, Dhimitris Metallinos.
Mes tyre u shkëmbyen mendime për profilin e përbashkët turistik, për prurjen turistike në rritje, për fashën e turizmit, kapacitetet akomoduese dhe investimet në infrastrukturë.


Dy homologët ne takimin e ndane mendimin e perbashkët se te dy Bashkite, mund e duhet të përfitojnë nga turizmi i integruar, në kontekstin që çdo turist që vjen në Korfuz të vijë edhe në Sarandë e anasjelltas, duke diversifikuar ofertat . Ata folën konkretisht për ndryshimet në infrastrukturë dhe se si funksionojnë vendgrumbullimet e mbetjeve urbane në të dy qytetet.
Një moment i veçantë i bisedës mes tyre, ishte ai që lidhet me mungesën e burimeve njerëzore në shërbim të turizmit, duke u bashkuar në idenë se shkollat profesionale që funksionojnë në të dy qytetet, shtojnë shanset që të faktorizohen më shumë, nëse shkëmbejnë eksperienca mes tyre.
Gjate ketij takimi mesohet se nga homologët korfiotë, është mirëpritur kërkesa e kryebashkiakut Adrian Gurma për të patur asistencën e Korfuzit fqinj në realizimin e projektit që Saranda, të ketë së shpejti Orkestrën Frymore të Fëmijëve, si dhe për të garantuar vijimësi në projektin futbollistik për t’u takuar në Sarandë çdo vit “Legjendat e Futbollit”,, përfshirë ekipin e veteranëve korfiatë, të penguar vitin e kaluar nga pandemia.


Bashkiakët e dy qyteteve fqinie, me histori binjakëzimi rreth 30-vjeçare, shprehën vullnet të plotë për bashkëpunim të ngushtë, në të gjitha fushat, duke shpeshtuar kontaktet dhe komunikimin e konkretizuar me projekte dhe realizime.
SARANDANEWS.AL, pas këtij zhvillimi pozitiv, konstaton se është e habitshme, sesi, bashkëpunimi Sarandë-Korfuz, i vendosur zyrtarisht me një akt binjakezimi rreth 30 vite pare, nuk ka njohur zhvillime ne asnjë fushë konkrete, përveçse disa vizitave turistike kortezie pa bereqet të zyrtareve bashkiakë.
Deri me sot, asnjë nga ish kryetarët e Bashkise që kanë shërbyer në Sarandë, nuk e ka marrë seriozisht intesifikimin e bashkëpunimnit me bashkinë homologe të Korfuzit; një njesi administraitve në shtetin helen me shumë eksperiencë si në zhvillimet turisitke po edhe në ato të projekteve të BE-s në këtë rajon ballkanik. /SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.