Policia bllokoi sot një mjet lundrues pa dokumenta dhe procedoi pronarët, dy vëllezër.
Ne njoftimin zyrtar thuhet: Policia Kufitare bllokon një mjet lundrues skaf, pa dokumentacion përkatës. Procedohen penalisht 2 vëllezër. Policia Kufitare e Sarandës, gjatë patrullimit në det, në zonën e Ksamilit ka konstatuar dhe më pas bllokuar një mjet lundrues skaf, 4.5 metra, pa dokumentacion që drejtohej nga shtetasi E. SH., së bashku me vëllain e tij shtetasin S. SH. Policia Kufitare ka bërë bllokimin e mjetit lundrues dhe ka shoqëruar në Komisariatin e Policisë Sarandë dy vëllezërit, për veprime të mëtejshme. ]
Në vijim të veprimeve të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë rezultoi se ky shtetas, së bashku me shtetasin S. Sh., kishin dalë për peshkim pa njoftim si dhe nuk dispononin dokumentacionin e nevojshëm për të ushtruar aktivitetin e peshkimit dhe nuk dispononin asnjë dokument për mjetin lundrues (skaf). Në përfundim të veprimeve dy vëllezërit janë proceduar penalisht për veprën penale “Peshkimi i ndaluar”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI