Partia Demokratike zhvilloi sot një takim me ekspertë për Reformën Territoriale. Në këtë takim ishte i pranishëm edhe kryetari i PD-së, Lulzim Basha, i cili gjatë fjalës së tij theksoi se “rindarja territoriale e Shqipërisë është një domosdoshmëri urgjente, e duan shqiptarët nga jugu në veri, nga Dukagjini në Delvinë, nga Vermoshi në Konispol”.
“Edhe gjatë fushatës së kaluar një nga çështjet që kemi shtruar është duam pushtetin vendor të na kthehet, pushteti vendor që e kanë përqendruar, hequr, zhdukur. Duam të na kthehet në radhë të parë si demokraci dhe në radhë të dytë si shërbime dhe së dyti, për të luftuar armikun numër një të kësaj shoqërie, korrupsionin. Këtë shoqëri po e shkatërron korrupsioni, mirëqenien e shqiptarëve po e shkatërron korrupsioni. Nuk ka rrugë tjetër përveç se të fuqizojmë të gjitha instrumentet që i kundërvihen përqendrimit të pushtetit, që do të thotë përqendrimi i korrupsionit. Një nga këto instrumente, ndër më kryesorët, por që nuk mund të zëvendësojë as drejtësinë, as zgjedhjet e lira e të ndershme, është edhe decentralizimi real”, theksoi Basha.
Kreu i PD-së tha se dy janë synimet e këtij procesi: i pari, ajo që nuk ndodhi në 2015-ën nuk mund të lejojmë të ndodhë më, të mos dëgjohet zëri i njerëzve. Nuk mund të lejojmë një sistem të dështuar që e ka larguar shërbimin nga qytetari që vetëm e vetëm qeveria qendrore të vjedhë 430 milionë euro për shërbime që nuk kryhen.
Basha tha se “kjo tryezë e parë, i paraprin shumë tryezave të tjera, por turi i Partisë Demokratike nuk do të ketë në fokus vetëm konsultimet në këto tryeza, por konsultimet me qytetarët”.///
ME SHUME LAJME
Njësitë elitë të policisë në Shqipëri e Greqi, stërvitje të përbashkët në Tiranë
Mot me kthjellime, shtim gradual i vranësirave pas mesdite
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll