SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Berisha për sulmin ndaj Ukrainës: Rusia nisi defakto luftën e tretë botërore

 Ish-kryeministri Sali Berisha e ka konsideruar pushtimin e Ukrainës nga Rusia si fillimin e luftës së tretë botërore. Në një prononcim para Kuvendit Berisha tha se, “paqja e vendosur pas Luftës së Dytë Botërore në kontinentin tonë mori fund me këtë agresion. Rusia, de facto është vendi që filloi luftë e parë botërore sepse ajo nisi e para mobilizimin e përgjithshëm për të sulmuar Gjermaninë. Në luftën e dytë botërore dihet se diktatori nazist dhe Gjermania naziste nisi Luftën e Dytë, por rrufeshëm në këtë luftë u bashkua Rusia me paktin Ribentrop-Molotov me të cilën këto dy vende pushtuan Poloninë. Së treti, Rusia e vetme pa një motiv përveç ambicieve imperiale të Carit të saj, sot sulmon një vend të lirë dhe të pavarur, Ukrainën”.

Berisha shtoi se “Shqipëria sot është vend anëtar i NATO-s. Në Luftën e Parë ishte viktima e parë në kontinent që u pushtua. Pushtimi i saj kaloi pa u regjistruar në analet e kancelarive të mëdha të kohës. Rusia do humbasë këtë luftë dhe fundi i saj do të jetë më tragjiku që ka patur ajo në tërë historinë, një fund i merituar”.

“Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe do të përmbush çdo detyrim që rrjedh nga kjo aleancë. Shprehim solidaritetin tonë më të madh me kombin Ukrainas dhe të dënojmë me forcën me të madhe agresionin barbar rus ndaj këtij kombi”, tha ai.///

error: