- VËZHGIM –
Nga Bejto GËRXHUNI
Në Piqeras të bashkisë Himarë, një investim publik për ambulancë të re në qendër të fshatit, ka më tepër së një muaj që ka mbaruar, por askush nuk i del për zot ta përmbyllë këtë ivestim dhe ta vendosë në shërbim të banorëve.
Kur e pyesim për këtë situatë kryetarin e fshatit Piqeras, (kryeplakun)Niko Nini , mësojmë se gjendjen bashkia e di. E di që është vjedhur edhe dera e re e ambulancës, madje edhe dritarja por ende nuk po bëhet gjë, që një ditë ambulance të vihet në punë për banorët”.
I themi Nikos se ku Piqerasi, pa ku Himara ! Kushedi si është puna, se Jorgoja ose Gjergji Goro kryebashkiaku i Himarës, mesa e njohim ne nga larg, nuk e ka marrë vesh gjendjen se, po ta merrte vesh, aty, do ta mbante vrapin, bashkë me vartësit e tij të devotshëm e të përkushtuar deri në një, për të mirën e banorëve te Piqerasit dhe të krejt nahijes së Himarës!

-More kryetar, -i drejtohemi kryeplakut.-Po harruat ju, që kemi qenë dhe ende jemi, në situatë pandemike? Dhe në pandemi bie edhe rendimenti I punës, se mbi të gjitha është shëndeti?

Kryeplaku dëgjoi I habitur dhe ngriti supet.
-Nuk e di, banorët presin ambulancën….
Mirëpo pavarësisht dialogut të mëspërm, ambulanca e re, sikurse duket edhe në foto, është në mëshirë të fatit po edhe në anë të rrugës kryesore ose shëtitores së Piqerasit. Në pritje pë t;i vjedhur edhe pajisjet hidrosanitare, e ndoshta, edhe pllakat e reja …!/SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
Njësitë elitë të policisë në Shqipëri e Greqi, stërvitje të përbashkët në Tiranë
Mot me kthjellime, shtim gradual i vranësirave pas mesdite
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll