Është arrestuar pas një super operacioni policor në Greqi, vrasësi që i mori jetën çiftit shqiptar Armando dhe Maria Kloci dhe nuk kurseu dy fëmijët e vegjël 1 dhe 2 vjeç.
Monstra 61-vjeçar sipas mediave greke u arrestua pa asnjë rezistencë. Deri në mëngjes ai është marrë në pyetje nga punonjësit e policisë së Drejtorisë së Policisë Akaia, ku sipas informacioneve nuk i ka pranuar fillimisht veprimet e tij të tmerrshme. Herët në mëngjes ai u transferua në Komisariatin e Ilisë, ku i ashtuquajturi kasapi i Andravidës ka rrëfyer më në fund se ka vrarë Armando dhe Maria Kloci, si dhe dy fëmijët e tyre, një dhe dy vjeç.
Krimi duket se ka qenë i paramenduar, me qëllim që autori të “zhdukte” gjurmët e familjes së vrarë, ndaj kishte nisur t’i “ngarkonte” kufomat në rimorkio për t’i transportuar. Sipas informacioneve, familja i kishte borxh një qira. Mirëpo, informacionet thonë se 61-vjeçari ka dashur t’i dëbojë pa ardhur afati i pagimit së qirasë. Mendohet se autori ka përdorur armë silenciator, e më pas ka mbytur dy vogëlushët duke ia marrë frymën me duart e tij.
Ai u përpoq, siç duket, t’i ngarkonte kufomat në një rimorkio dhe t’i transportonte në një vend të shkretë për t’u zhdukur. Në fakt, ka informacione se është gjetur edhe një gropë e hapur.
Planet e tij duket se i ka prishur djali 11-vjeçar i familjes nga një martesë e mëparshme e nënës 37-vjeçare, e cila u kthye nga sheshi, ku luante dhe ishte dëshmitar i masakrës së familjes së tij.
Ai deklaroi në dëshminë e tij tha për oficeret e policisë, se kishte vrarë me armë dy prindërit si fillim, dhe më pas kishte mbytur dy fëmijët e tyre, 2 dhe 3 vjeç. Mediat greke raportojnë se çifti me pronarin grek kishin pasur konflikte, pasi ai iu kërkonte atyre qiranë e shtëpisë.(Shqip)////
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI