
Nga Piro NAÇI
40 Shënjtorët dhe besimi si nxitje për turizmin . 9 Marsi është dita e përkujtimit të 40 martirëve të krishtërimit. Saranda është nga të paktët qytete në botë që mban këtë emër. Ndoshta i vetmi. ‘’Çmimi’’ shumë i madh.

Nuk po ndalem në aspektin fetar por edhe të të gjitha problemeve që mbart Manastiri ndër vite. Një plagë ende e pashëruar. ’’O noon noito’’… …Sipas Organizatës Botërore të Turizmit, pelegrinazhi dhe turizmi fetar ,është forma më elastike e turizmit që sjellin turistë gjatë gjithë vitit.
Kjo është edhe forma më e vjetër e turizmit. Rreth 300 milion njerëz udhëtojnë çdo vit në vende e objekte fetare…sipas shoqatës Botërore të Udhëtimeve Fetare (WRTA) , një nga shembujt më të mirë e kemi tek pragu i portës. Korfuzi është i dëgjur jo vetëm për turizmin në përgjithësi por edhe atë fetar në veçanti duke filluar që nga festimet e Pashkës e deri tek Shën Spiridhoni që është personifikimi dhe mbrojtësi i ishullit.
Menaxhimi i këryre festave i kanë dhënë një shtysë turizmit por edhe karakter të veçantë qytetit. Jo vetëm Korfuzi, mund të përmendja këtu edhe Meteorën, Tinon, Siron e të tjera destinacione që i kemi pranë, por edhe pak më larg, Italinë e deri në Ukrainën martire…
Në ishullin Chios të Greqisë ndodhet një kishë që ka marë emrin Shën Maria Shqipëtare (Panagia Arvanitissa) . Histori e shtrirë ndër shekuj.(shek XI e.s) Ajo bën fjalë për prejardhjen e saj nga banorët e ardhur nga zonat përreth manastirit të dëgjuar të Dyzetë Shënjtoreve, nga fshatrat që sot shtrihen në rrethinat e Sarandës…
Saranda me manastirin e 40 shënjtorëve jo vetëm mund ti ngjajë Korfuzit, pse jo, edhe t’ja kalojë…!!! ‘’Çelësat e kashtës’’ ka Ministria e Turizmit që ka vendosur të hapë sezonin turistik më 1 Maj!… Saranda mundet dhe duhet të ketë ‘’çelësin’’ e saj për të hapur sezonin turistik në Mars, në përkujtim edhe të emrit që ajo mbart.
Por jo vetëm Manastiri. Saranda është e pasur me shumë objekte dhe kulte fetare. Një nga hapat e parë që mund të hidhet, një Protokoll bashkëpunimi, në fushën e turizmit të pelegrinazhit midis Kishës Ortodokse dhe Bashkisë së Sarandës…

Kjo nuk duhet të mbetet jashtë vëmendjes edhe të Ministrisë së Turizmit.Të paktën për Sarandën, do të ishte një dritare e re e Turizmit që aq shumë e ka nevojë. Forma dhe mënyra ka plot. Në këtë ditë, në vende të ndryshme të botës, bashkë me rritet fetare, mbjellin, për të patur një prodhim të mbarë… Saranda , këtë eveniment duhet ta ‘’mbjellë’’ sot për të korrur nesër./SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI