– Papa Françesku foli sot për lumenj gjaku dhe lotësh që rrjedhin në Ukrainë, pas pushtimit rus dhe bëri thirrje për krijimin e korridoreve humanitare.
“Në Ukrainë po rrjedhin lumenj gjaku dhe lotësh, ky nuk është vetëm një operacion ushtarak, por një luftë që mbjell vdekje, shkatërrim dhe mjerim”, tha ai duke bërë thirrje edhe për krijimin e korridoreve të vërteta humanitare për të ndihmuar popullsinë.
“Viktimat janë përherë e më shumë të panumërta, ashtu si personat në largim, sidomos nënat dhe famijët. Në këtë vend të martirizuar rritet çdo orë nevoja për asistencë humanitare”, deklaroi papa.
“Selia e Shenjtë është e predispozuar për gjithçka për të vendosur paqen. Lufte është një çmenduri, ndalojeni, ju lutemi!”, theksoi ai.///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi