– Delegacionet ukrainase dhe ruse do të zhvillojnë raundin e tretë të bisedimeve të hënën, më 7 mars, njoftoi në Facebook, lideri i partisë ”Shërbëtori i popullit”, David Arakhamia, i cili po merr pjesë në bisedime, sipas agjencisë zyrtare ukrainase të lajmeve, UKRINFORM.
”Raundi i tretë i bisedimeve do të zhvillohet të hënën”, ka shkruar ai.Arakhamia nuk specifikoi se ku do të zhvillohen bisedimet apo cilat çështje do të ishin prioritet për delegacionin ukrainas gjatë raundit të tretë.
Raundi i dytë i bisedimeve u zhvillua në zonën Belovezhskaya Pushcha më 3 mars.Palët ranë dakord vetëm për organizimin e korridoreve humanitare.Më 24 shkurt, Rusia i shpalli luftë Ukrainës dhe filloi një pushtim në shkallë të gjerë./ ///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi