– Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se ditën e hënë do të mbizotërojë kryesisht mot i vranët me intervale te pakta kthjellimi.
Parashikohen reshje shiu me intensitet të ulet dhe mesatar në formë shtrëngatash në mesditë dhe pasdite. Në relievet malore, parashikohet borë me intensitet të ulët dhe në pasdite me intensitet mesatar në juglindje. Lokalisht dëbora do të prekë dhe lartësitë kodrinore. Parashikohet mjegull/mjegulline nga reshjet e shiut dhe të borës.
Gjithashtu, parashikohen ngrica përgjatë akseve rrugore në zonat malore.
Era do të fryjë nga juglindja –verilindja 1-7m/sek, përgjatë vijës bregdetare deri në 10m/sek. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 2 dhe 3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 2/6 | Re shi/bore |
| Kukës | -1/2 | Re borë |
| Lezhë | 2/7 | Re shi |
| Dibër | -3/3 | Re borë |
| Durrës | 4/10 | Re shi |
| Tiranë | 4/10 | Re shi/bore |
| Elbasan | 3/8 | Re shi/bore |
| Berat | 2/9 | Re shi |
| Vlorë | 5/10 | Re shi |
| Korçë | -3/2 | Re borë |
| Gjirokastër | 0/8 | Re shi/bore |
| Sarandë | 4/9 | Re shi/bore |
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi