SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Basha: Zgjedhjet e 6 marsit, anomali

Kryetari i PD-së, Luzim Basha deklaroi sot se zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit ishin një anomali e një anomalie.

Në një prononcim për mediet për zgjedhjet e 6 marsit, Basha theksoi nevojën për një reformë të thellë zgjedhore.

“Këto zgjedhje ishin anomali e një anomalie. Anomalia e parë që ndodhi ishin votimet moniste të 30 qershorit 2019. Anomalia e dytë ishte se 4 nga kryebashkiakët dolën me rekorde kriminale. Njëri ndërroi jetë dhe tjetri vendosi të kandidonte. Në këto kushte kur nuk ka asnjë reflektim për anomali të tjera të 25 prillit që çuan në deformimin e vullnetit e zgjedhësve, mendoj se shumica dërrmuese e shqiptarëve e kanë kuptuar edhe më qartë nevojën për një reformë të thellë zgjedhore për të cilën jemi përkushtuar prej fillimit dhe është arsyeja kryesore pse ndodhemi në atë parlament, ku dy javë më parë kemi marrë një hap përpara duke detyruar krijimin e komisionit për reformën zgjedhore bashkë me reformën territoriale dhe mbi të gjitha një Reformë Zgjedhore që ti jap shqiptarëve një sistem politik që i përfaqëson ata i mbron ata dhe që jep llogari para tyre. Ky nuk është rasti sot. Sot kemi një sistem politik që është vënë në shërbim të politikanëve, të një grushti politikanësh të cilët e kanë kthyer atë në një pushtet që i pasuron, që i bënë gjithnjë e më sundimtarë, ndërkohë që varfëron shqiptarët”, tha ai.

Basha ritheksoi se nuk ka shqiptarë që nuk e kupton se 6 marsi nuk është një normalitet por një anormalit i një normaliteti.

“Asgjë nuk ka ndryshkur me krimet zgjedhore të 25 prillit, tashmë të dokumentuar nga OSBE/ODIHR dhe jo vetëm të denoncuar nga opozita, përkundrazi problemet janë thelluar. Me mospjesëmarrjen e madhe me një numër rekord të ulët votuesish ky është tashmë një fakt se qytetarë e braktisën procesin zgjedhor sepse nuk kishe asnjë garanci shtesë, pasi në disa raste ikën dhe garancitë formale pasi PD-së iu mohuan komisionerët. Ne kemi dërguar në SPAK tre denoncime, për Shkodrën, Dibrën dhe Rrogozhinën dhe po përgatisim edhe për KZAZ-në e Vorës”, tha ai. ///

error: