Kandidati i koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, Bardh Spahia ka fituar zgjedhjet për kryetar bashkie në Shkodër.
Sipas rezultateve të publikuara në faqen zyrtare të KQZ-së, pas numërimit të 247 qendrave të votimit nga 250 qendra gjithsej, Spahia rezulton fitues me 20125 vota, ose 43.67 %. Në vendin e dytë është renditur kandidatja e Partisë Socialiste, Majlinda Angoni me 18205 vota, ose 39.51 %.
Në vendin e tretë është renditur kandidati i Partisë Demokratike, Xhemal Bushati me 7749 vota, ose 16.82 %. Ditën e djeshme në Shkodër nuk u votua në 3 qendra votimi, 2 në Shosh dhe 1 në Pult, të cilat kanë 1170 votues gjithsej. Shkodra është bashkia e vetme e fituar nga koalicioni “Shtëpia e Lirisë” në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit.///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Mbërrin në Port kroçera “Seabourn Quest” me 467 turistë në bord
Sarandë. Arrestohen tre persona në trafikun e lëndëve narkotike, me destinacion Sarandën dhe Ksamilin.
Sarandë. Punimet për rehabilitimin e kinotetarit ‘Butrinti’ nisin në nëntor.