Nga Liana PETOVA
“Saranda, është një qytet i markës turistike dhe në fokus ne kemi krahas problematikave të përditshme, përmirësimin e infrastrukturës rrugore. “-Kështu u shpreh kryebashkiaku Adrian Gurma gjatë një interviste dhënë një ditë më parë për sarandanews.al.
I pyetur pë ecurinë e punimeve në rrugën e re Lëkurës-Kanal i Cukës, Gurma vuri në dukje se “Lëkurës-Kanal i Cukës, do të bëhët shumë shpejt e aksesueshme . Me përfundimin e saj ajo do të rrisë ndjeshën edhe vlerën e asteve dhe pronave të qytetarëvë. Përfitimi më I madh do të jetë edhe për lehtësimin e trafikut dhe lëvizshmërisë në qytet.-tha kreu i Bashkisë.

Shpresojmë të mos kemi më ato ngërçe dhe situarta si vitet e mëparshme kur trafiku I rrugës drejt Kanalit të Çukës, të mos jëtë në ato nivele si më parë. Hapja e kësaj rruge te re është një përfitim i shumanshëm-tha Adrian Gurma.
Për rëndësinë strategjike të kësaj rruge në zhvillimet urbane dhe turisitke te Sarandes, ajo u inspektua pak kohë më parë edhe nga vete kreu i Qeverise shqiptare, Edi Rama, gjate një vizite të planifikuar në Sarandë./SARANDANWS.AL///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI