Protesta e organizuar nga organizata të shoqërisë civile kundër rritjes së çmimeve ka hyrë sot në ditën e gjatë. Qytetarët janë mbledhur sërish pasditen e së hënës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në Tiranë, përballë selisë së Kryeministrisë, për të protestuar kundër rritjes së çmimeve të karburanteve dhe produkteve të shportës, ndikuar nga lufta në Ukrainë.
Duke marrë fjalën një prej qytetarëve tha se, “Paketa e Rezistencës që prezantoi qeveria është si ato rezistencat që digjet sa e vë në prizë. Ne nuk shkulemi pa fituar dinjitetin, pa parë çmimet të bien”.
Ndërsa një protestues tjetër parashtroi tri kërkesa për Kryeministrin Rama.“Kërkojmë anulimin e përhershëm të taksës së qarkullimit; pezullimin e përkohshëm të akcizës për karburantet deri në përfundim të krizës; miratimin e ligjit për minimumin jetik”, tha ai.
Folës të tjerë janë shprehur se plani me 7 pika i propozuar nga qeveria si Paketë e Rezistencës Sociale është thjesht një mashtrim i radhës. Protestuesit deklaruan se do të jenë çdo pasdite para Kryeministrisë në orën 17:00 derisa kërkesat e tyre të dëgjohen.///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi