– Një gazetare e njohur e një televizioni rus, e cila ndërpreu një transmetim të drejtpërdrejtë për të protestuar kundër luftës në Ukrainë, është arrestuar dhe zhdukur, ndërsa avokatët e saj nuk lejohen ta kontaktojnë, deklaroi një zëdhënës i Komisionit Evropian.
Redaktorja ruse e ”Channel One”, Marina Ovsyannikova protestoi para kamerës kundër luftës së presidentit Vladimir Putin në Ukrainë, gjatë lajmeve të mbrëmjes së djeshme.”Ovsyannikova tregoi një qëndrim moral të guximshëm… për të kundërshtuar gënjeshtrat dhe propagandën e Kremlinit, drejtpërdrejt, në një kanal televiziv të kontrolluar nga shteti”, deklaroi zëdhënësi i komisionit Peter Stano një ditë pas incidentit, duke shtuar se administrator i deleguar i kanalit ishte një nga drejtuesit e regjimit të propagandës së Kremlinit.
”Aparati shtetëror vazhdon shtypjen e tij kundër opozitës së brendshme, kundër popullatës së brendshme paqedashëse duke u mohuar atyre të drejtat dhe liritë themelore si liria e mendimit dhe liria e shprehjes”, theksoi Stano. Kremlini zyrtar i dënoi veprimet e gazetares si “huliganizëm”.
Medias në Rusi i është ndaluar në mënyrë eksplicite t’i referohet pushtimit rus të Ukrainës.////
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi