Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja deklaroi sot se Njësia Antikorrupsion ka kallëzuar penalisht 20 zyrtarë dhe ish-zyrtarë, si dhe për 75 zyrtarë ka nisur procedimi disiplinor duke filluar nga vërejtje, deri në shkarkim nga detyra.

Në një konferencë për mediet, Manja deklaroi se Njësia Antikorrupsion në Ministrinë e Drejtësisë vazhdon të rrisë performancën e saj nga dita në ditë. Manja tha se “duke kaluar te veprimet konkrete të Njësisë Antikorrupsion, janë kallëzuar penalisht me një denoncim, ardhur nga një qytetar i zakonshëm, i cili ka dhënë dijeni për disa legalizime të ndodhur në vitin 2019 e në vazhdim në Kadastrën e Sarandës, për zonën Turizëm-Kanali i Çukës.
Menjëherë inspektorët e Njësisë Antikorrupsion në Ministrinë e Drejtësisë kanë nisur verifikimet dhe pas hetimeve intensive në Kadastrën e Sarandës është konstatuar legalizimi në kundërshtim me ligjin i dy objekteve me sipërfaqe 70 m2 dhe 81 m2. Për këtë janë kallëzuar penalisht zyrtarë dhe ish-zyrtarët në Kadastrës së Sarandës, duke vazhduar me ish-drejtorin dhe vazhduar me specialistët përkatës”.
“Në këtë kuadër janë propozuar nisja e procedimit disiplinor për një sërë zyrtarësh në Fier, Durrës, Lezhë, Korçë, Tiranë, Gjirokastër, Vlorë, Sarandë, Berat dhe Elbasan. Po ashtu janë propozuar për masa administrative edhe për një seri punonjësish në institucione të ndryshme”, tha Manja.///
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.