– Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e nesërme vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura. Parashikohen reshje shiu me intensitet të ulët në formë pikash në pjesën jugore.
Në relievet malore mbi 500 metër lartësi, parashikohen reshje bore me intensitet të ulët dhe ngrica në zonat e thella malore.
Era do të fryjë me drejtim lindje – verilindje me shpejtësi 1-8m/sek, në bregdet dhe lugina era fiton shpejtësi deri ne 10-15m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 4/14 | Re diell |
| Kukës | 2/8 | Re diell |
| Lezhë | 3/16 | Re diell |
| Dibër | -2/11 | Re diell |
| Durrës | 7/17 | Re diell |
| Tiranë | 8/18 | Re diell |
| Elbasan | 5/18 | Re diell |
| Berat | 4/17 | Re diell |
| Vlorë | 8/16 | Re shi diell |
| Korçë | -3/9 | Re bore diell |
| Gjirokastër | 1/15 | Re diell |
| Sarandë | 3/15 | Re shi diell |
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI